Përditësimi i fundit i Windows 10-ës shkakton probleme kur printoni

Shkencë & Teknologji

Përditësimi i fundit i Windows 10-ës shkakton probleme kur printoni

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustruese

A keni pasur probleme me printimin pas shkarkimit të përditësimeve të fundit në Windows 10? Nuk jeni vetëm ju, shumë njerëz që po përdorni brende specifike printerash janë përballur me ekranet blu të vdekjes ndërsa përpiqen për të printuar diçka.

Përditësimi i fundit i Windows 10 nuk është sjellë mirë me printerët Kyocera, Ricoh dhe Zebra. Modele të tjera mund të jenë prekur gjithashtu po këto janë brendet kryesore që janë shfaqur në numër më të lartë gjatë rapotimeve.

Nëse keni një printer të tillë duhet të qëndroni larg përditësimit KB5000802. Nëse e keni instaluar këtë përditësim me shumë mundësi do të përfundoni në ekranin blu të vdekjes ndërsa përpiqeni të printoni.

Në këto momente që shkruajmë ende ska një përditësime nga Microsoft as nga kompanitë respektive për ta adresuar këtë problem.

Megjithatë ju mund ta ç’instaloni këtë përditësimi duke shtypur “Win + I” shkuar tek Update & Security dhe më pas “View Update History.” Klikoni në “Uninstall Updates” dhe gjeni KB5000802 për ta ç’instaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat