Aprovohet blerja e Bethesda nga Microsoft

Shkencë & Teknologji

Aprovohet blerja e Bethesda nga Microsoft

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustruese

Komisioni Evropian ka aprovuar blerjen 7.5 miliardë dollarëshe të ZeniMax Media, kompania pas lojërave Doom dhe Fallout dhe studios Bethesda, nga Microsoft.

Marrëveshja është aprovuar pa kushte nga Komisioni Evropian. Sapo marrëveshja të përmbyllet, Microsoft do të ketë në pronësi 23 studio lojërash përfshirë edhe portofolin e Bethesda.

Lajmet për blerjet e Bethesda filluan të qarkullonin në Shtator. Microsoft ka planifikuar të ofrojë në formë abonimit lojërat e Bethesda përmes Xbox Game Pass.

Lëvizjet i paraprijnë një stili abonimi i ngjashëm me Netflix ku lojërat aksesohen me plane abonimi dhe përmes cloud gaming.

Me cloud gaming lojtarët mund të luajnë një lojë e cila transmetohet në pajisjen e tyre përmes një infrastrukture në distancë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat