Misioni kinez mbërrin në Mars, ‘Tianwen-1’ hyn në orbitën e planetit për të studiuar atmosferën

Shkencë & Teknologji

Misioni kinez mbërrin në Mars, ‘Tianwen-1’ hyn në orbitën e planetit për të studiuar atmosferën

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 23:10
Tianwen-1

Kina ia ka dalë me sukses të fusë misionin e saj në një orbitë rrotull Marsit.

‘Tianwen-1’ përbëhet nga një orbitues dhe një rover dhe do të studiojë karakteristikat e atmosferës, si edhe strukturën dhe përbërjen e sipërfaqes së planetit.

Gjatë misionit, pritet që ‘Tianwen-1’ të dërgojë imazhe mbresëlënëse të Marsit, në rezolucion të lartë.

Inxhinierëve do t'ju duhet kohë përpara se të lëshojnë robotin në sipërfaqen e planetit, gjë që pritet të ndodhë nga muaji maj.

Kjo arritje sjell në vëmendje progresin e shpejtë që po bën programi hapësinor i Kinës dhe ndjek misionin po aq mbresëlënës për marrjen e mostrave të gurëve dhe dheut nga Hëna e Tokës.

‘Tianwen-1’ është një nga tre misionet që mbërrijnë në Mars këtë muaj.

Sonda "Hope" e Emirateve të Bashkuara Arabe arriti me sukses të hynte në orbitën e planetit të martën, ndërsa javën e ardhshme, NASA do të çojë një nga roverët e saj në sipërfaqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat