Shtohet misteri, shfaqet një tjetër objekt misterioz me mbishkrime

Shkencë & Teknologji

Shtohet misteri, shfaqet një tjetër objekt misterioz me mbishkrime

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:52
Objekti rreth 3 metra i lartë u zbulua nga një kalimtar që kishte nxjerrë qentë për shëtitje.

Objekti misterioz prej metali është shfaqur edhe në Britani të Madhe. Mediat angleze raportojnë se një ditë më parë, më 1 Janar, një monolit ishte parë në Salisbury.

Objekti rreth 3 metra i lartë u zbulua nga një kalimtar që kishte nxjerrë qentë për shëtitje.

Ishte ora 07:00 e mëngjesit kur pa objektin e shndritshëm mbi një kodër.

Pasi u afrua, kuptoi se bëhej fjalë për monolitin që është shfaqur edhe në disa vende të tjera të botës.

“Ishte një mëngjes i pazakontë”, thotë personi që e zbuloi.

Në sipërfaqen e këtij objekti kishte edhe një mbishkrim, urim për Vitin e Ri. “Duket si një vepër arti”, thotë i njëjti person.

Për herë të parë, objekti misterioz u shfaq në shkretëtirën e Utah në SHBA. Më pas, monolitet u panë edhe në Kanada, Poloni, Angli etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat