Shkencëtarët kapin një sinjal radio të çuditshëm nga hapësira

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët kapin një sinjal radio të çuditshëm nga hapësira

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Astronomët kanë kapur një sinjal misterioz shumë pranë Tokës. The Guardian dhe Scientific American raportuan se astronomët duke përdorur teleskopin Parkes në Australi kanë zbuluar një sinjal radio të çuditshëm që vjen nga Proxima Centauri, një sistem yjor shumë afër Diellit.

Sinjali operon në bandën 982 Mhz e cila nuk përdoret nga objektet hapësinore përdorur nga njeriu por edhe i dëgjuar nga proceset natyrore. Edhe pse Proxima Centauri mund të jetë një planet potencial për zhvillimin e jetës, shkencëtarët hedhin poshtë që të jetë një shenjë nga qeniet jashtëtokësore.

Është diçka thuajse e pamundur që një civilizim i aftë për të komunikuar me radio kaq afër Tokës, 4.2 vite dritë larg, të emetojë kaq pak sinjale radio.

Shpjegimi më i mundshëm është se sinjali vjen nga një burim i panjohur ose mund të jetë një fenomen i ri natyror i pazbuluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat