Monedha dixhitale e Kinës vihet në përdorim

Shkencë & Teknologji

Monedha dixhitale e Kinës vihet në përdorim

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Monedha zyrtare dixhitale e Kinës sot u bë e përdorshme për herë të parë. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se JD.com pranon pagesa në yuanin dixhitale për disa blerje nga uebsajti duke u bërë platforma e parë online që pranon para virtuale.

Ky është hapi i parë i madh hedhë nga qeveria e një vendi për të normalizuar formatin e ri të pagesave. Monedha është shpërndarë përmes një llotarie në formën e giveway. Llotaria fillimisht u bë në qytetin e Shenzen pronvincë e Hong Kong e më pas në Sunzhou provincë e Shangai.

Ndryshe nga kriptomonedhat konvencionale, yuani dixhital kontrollohet nga banka qendrore e Kinës. Mbi të gjitha kjo lëvizje pritet ti japë vendit më shumë fuqi dhe stabilitet sesa monedhat si bitcoin.

Kina nuk do të jetë e vetmja. Vende si Japonia dhe Venezuela janë duke eksploruar përdorimin e monedhave të tyre dixhitale. Një manovër e tillë me të vërtetë e bën Kinën lider, por nga ana tjetër nxit vendet e huaja të zhvillojnë alternativat e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat