Ushqimet që zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale

Shëndetësia

Ushqimet që zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:52
ilustrim

Nëse keni për qëllim të keni një zemër të shëndetshme, atëherë kini parasysh se ekziston një numër i madh i ushqimeve, të cilat mund t’ju ndihmojnë që në mënyrë natyrale t’i zhbllokoni arteriet, të ulni presionin e gjakut dhe të zvogëloni inflamacionin.

Shumica prej këtyre ushqimeve të mëposhtme përmbajnë yndyra të shëndetshme, antioksidues dhe përbërës tjerë që nuk janë të mirë vetëm për zemrën, por edhe për lëkurën, flokët, prodhimin e hormoneve, etj.

Asparagu

Asparagu është një nga perimet më të mira për pastrimin e arterieve, ndërkaq është i mbushur me fibra, minerale, vitaminë K, B1, B2, C dhe E. Asparagu ndihmon edhe në uljen e presionit të gjakut dhe parandalon trashjen e gjakut, që mund të shkaktojë probleme serioze kardiovaskulare.

Avokado

Herën e ardhshme kur përgatitni sallatë apo sanduiç, konsideroni t’i shtoni edhe disa feta avokado. Studimet kanë treguar se konsumimi ditor i avokados rezulton në kolesterinë të përmirësuar me zvogëlim të triglicerideve dhe LDL-s për rreth 22% dhe 11% rritje në HDL (që ndryshe njihet si kolesteroli i ‘mirë’).

Brokoli

Brokoli është një perime tjetër e mbushur me vitaminë K, e cila ndihmon në parandalimin e gëlqerizimit apo forcimit të arterieve.

Farat ‘chia’

Kur përfshihen në ushqim, farat Chia të mbushura me fibra dhe acid alfa-linolenik mund të ndihmojnë në pastrimin e arterieve duke e rregulluar shtypjen e gjakut, duke e zvogëluar kolesterolin e keq, duke i zvogëluar trigliceridet dhe duke e rritur kolesterolin e mirë.

Përveç këtyre ushqimeve, edhe kanella, vaji i kokosit dhe kafja janë të mahnitshme për një zemër të shëndetshme./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat