Shëndet të mirë? Mjafton një filxhan çaji jeshil

Shëndetësia

Shëndet të mirë? Mjafton një filxhan çaji jeshil

Më: 7 janar 2018 Në ora: 13:55
Ilustrim

Në këto ditë të ftohta janari filxhani i çajit është një nga zgjedhet e shumta në të gjitha baret por edhe një nga pijet e preferuara në shumë shtëpi. Çdo lloj çaji ka efekte shumë të mira për organizmin tonë, por për çajin jeshil mund të themi se bën vërtët merkulli.

Ky lloj çaji ka në përbërjen e tij substanca shumë të fuqishme të cilat janë të barazvlefshme me antioksidatët dhe janë në një sasi shumë herë më të madhe në një filxhan çaji jeshil sesa në të gjitha ushqimet ose pijet e tjera.

Gjithashtu shumë element të këtij çaji shërbejnë edhe si ushqim për trurin duke bërë të mundur një rritje të përqëndrimit si dhe një rritje të hapësirës së memorjes dhe shpejtësisë së mendimit.

E nëse për kafeinën që secili prej nesh ka nevojë çdo ditë për tu zgjuar nga gjumi dhe për të riaktivizuar të gjitha fuksionet tona mendore dhe fizike, ajo që përmban çaji jeshil është shumë herë më pak e dëmshme se sa kafeina që përmban një kafe. Prandaj përpara se të porosisni sërish kafe, do ishte mirë të mendoheshit nëse do të ishte më mirë një çaj jeshil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat