Efekti i hudhrës në uljen e nivelit të sheqerit në gjak

Shëndetësia

Efekti i hudhrës në uljen e nivelit të sheqerit në gjak

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 16:55

Prej shumë kohësh dihet se hudhra ul nivelin e sheqerit në gjak. Mjekësia popullore në Europë e ka përdorur rregullisht hudhrën për këtë qëllim. Sigurisht që mjekët popullorë në kohë të hershme nuk dinin asgjë për nivelin e sheqerit në gjak. Por duhet ta kenë vënë re dobësinë që vinte nga diabeti i lehtë dhe e kanë përdorur hudhrën si përforcuese.

Dr. Çeng dhe Xhonson në Departamentin e Laboratorëve Bujqësorë të Shteteve të Bashkuara në Beltsvill, Merilend, vendosën të bënin një studim të veçantë, për të përcaktuar nëse mëlçia e ndryshon mënyrën e trajtimit të yndyrave dhe sheqerit kur konsumohet hudhër.

Kur e përdorën atë tek yndyrat dhe sheqeri në trup, ata vëzhguan se prodhimi i yndyrës në mëlçi u përgjysmua. Edhe niveli i sheqerit në gjak u ul, pasi mëlçia e nxori sheqerin nga gjaku për ta depozituar. Arsyeja ishte se në gjak u çlirua më shumë insulinë.

Aftësinë për të vepruar kundër infeksioneve e gjejmë kryesisht te hudhra e freskët, që përmban alicinë. Edhe pse, për hollimin e gjakut hudhra e freskët dhe e vjetër, ose esenca vaji të nxehura, veprojnë po njësoj.

Kjo vlen edhe kundër kolesterolit, si edhe për uljen e tensionit. Studiuesit i kanë skuqur dhe zier copat e hudhrës, ose kanë përdorur vaj hudhre në eksperimentet e tyre dhe vunë re se ajo ishte po aq e mirë pakësimin e yndyrave.

Pra, çdo lloj hudhre ndikon në qarkullimin e gjakut, mjafton që të përmbajë elementet me erë të squfurit. Për më tepër, hudhra zbërthehet në përbërësit e vet dhe ata më aktivët testohen më vete për të përcaktuar cilët ndikojnë në hollimin e gjakut.

Një orë pas ngrënies së hudhrës, mund të kontrollohet ndikimi i tyre në gjak.

Kjo është praktikuar nga shumë studiues, përfshi edhe grupin e universitetit “Xhorxh Uashingon” dhe të Nju-Jorkut, si dhe të tjerë në departamentin e kimisë në universitetin e Delauerit dhe kolegjit të mjekësisë të universitetit në Utah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat