Puthja ia tejkalon duhanit, shkakton kancerin në fyt dhe në kokë

Shëndetësia

Puthja ia tejkalon duhanit, shkakton kancerin në fyt dhe në kokë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 08:34

Një zbulim trishtues është bërë këto ditë nga Dr Mahiban Thomas, në lidhje me puthjen

Sipas këtij zbulimi, përmes puthjes mund të bartet virusi i rrezikshëm i cili është edhe seksualisht i transmetueshëm, human papilloma virus. Dr Thomas, ka thënë për Daily Mail se nëse infektohesh me këtë virus, rreziku për ta marrë kancerin e qafës dhe të kokës është 250 herë më i madh sesa tek ata që s’e kanë virusin.

Më e rrezikshmja është cilësuar puthja “franceze”.

Virusi mund t’i prekë të dyja gjinitë pa dallim. Ekzistojnë 100 lloje të këtij virusi, por janë vetëm tetë prej tyre, me rrezikshmëri të lartë, që mund të shkaktojnë kancerët në qafë dhe kokë.

Qendrat për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve pohojnë se nga studimet ka dalë se HPV orale mund të fitohet gjatë seksit oral, ose puthjes franceze me gojë të hapur. Studimi thotë se 7% e njerëzve kanë HPV orale, por vetëm 1% kanë llojin e virusit i cili është gjetur në qelizat e kancerit në qafë dhe kokë.

Në anën tjetër, Dr Thomas ka shtuar se studimet kanë treguar që madje edhe përmes përkëdheljeve pa interaksion seksual mund të transferohet virusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat