66.66% e botës, pa akses në Shëndetësi

Shëndetësia

66.66% e botës, pa akses në Shëndetësi

Më: 28 prill 2015 Në ora: 00:36

Dy të tretat e popullsisë së botës nuk e ka mundësinë e një ndërhyrjeje të përballueshme kirurgjikale, tregon një studim i ri, i publikuar nga revista mjekësore “The Lancet”, çka do të thotë se miliona vetë në mbarë globin, sot vdesin prej sëmundjeve krejtësisht të kurueshme, si Apandesiti apo ndërlikimet gjatë lindjes.

Pjesa dërrmuese e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta apo edhe mesatare. Sipas studimit, 93% e njerëzve në Afrikën Subsahariane nuk sigurojnë dot as kujdesin bazik kirurgjikal.

Eskpertët kanë verifikuar, nëse pacientët mbërrijnë dot në spital brenda dy orësh, nëse procedurat atje janë të sigurta dhe nëse i sëmuri arrin ta përballojë operacionin financiarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat