Vetitë kuruese të mushmollës

Shëndetësia

Vetitë kuruese të mushmollës

Më: 27 prill 2015 Në ora: 12:50

Univesiteti Epoka shpall fituesit e Provimit të PranimitMushmolla është një frut e cila konsiderohet shumë e shëndetshme. Ajo mund të shërbejë për të përgatitur marmelatë dhe çaj, për njohësit e mjeksisë popullore mushmolla përmirëson shikimin, forcon mëlçinë dhe veshkat, përmirëson pasqyrën e gjakut si dhe largon dhimbjet nga shpina dhe gjunjët.

Ky është një frut i cili sugjerohet të përdoret dhe në rastin e marramendjeve, diarresë, infeksioneve të gojës e madje edhe kundër impotencës, kundër gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve. Po ashtu, nxit punën e gjëndrave të pështymës dhe lukthit, prandaj edhe ju sugjerohet personave të moshuar.

Mushmolla përmban përbërës shërues si taninë, vitamina C, pektinë, acide të mollës dhe limonit. Edhe farat e saj janë shumë të shëndetshme, i vendoni në ujë dhe ky ujë më pas mund të përdoret për shërimin e plagëve.

Çaji nga mushmolla
Për të përgatitur çaji nga mushmolla në fillim përzieni një Iugë mushmollë të freskëta të bluara dhe dy decilitra ujë. Frutat përzihen me ujë të vluar, mbulohen dhe i lihen të qëndrojnë për një orë. Gjatë ditës nevojitet të pini dy gota nga kjo pije e ngrohtë, e fytin mund ta shpëlani me këtë çaj çdo orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat