Mjekët: Apandesiti, ja mënyrat si të shmangni operacionin

Shëndetësia

Mjekët: Apandesiti, ja mënyrat si të shmangni operacionin

Më: 27 prill 2015 Në ora: 00:32

Nëse keni dhimbje të forta barku, humbni urinë, keni temperaturë dhe të vjella, atëherë më shumë mundësi vuani nga apandesiti. Kjo është sëmundje që kryesisht prek një numër të lartë personash dhe mbi 80% detyrohet të operohen për të shpëtuar nga dhimbjet.

Por, nëse e kuptoni herët që vuani nga apandesiti, atëherë mund të mos keni nevojë për operaçion. Mjekët kanë gjetur disa ilaçe, duke filluar nga antibiotikët të çilët largojnë dhimbjet dhe kurojnë në kohë apandesitin. Mjekët thonë se ky mjekim është shumë i rëndësishëm në fazat e para, për të larguar infeksionin nga apandesiti duke përdorur disa antibitoik në mënyrë masive. Pas antibiotikëvë përdoret një kurë nga mjekët, e çila largon përfundimisht dhimbjet e apandesitit dhe mbi të gjitha heq infeksionin.

“Apandesiti po shfaqet në shifra të larta. Fillimisht nisin dhimbje të lethta, që rrallëherë merren parsysh nga individët, më pas dhimbjet shtohen dhe atëherë shkojmë në spital. Ky në fakt është një gabim, pasi nëse shkojmë tek doktori që në momentin e parë kur nisin dhimbjet, kemi mundësi që të shmangim operaçionin. Dhimbjet fillojnë në pjesën e sipërme të barkut dhe është një nga arsyet pse njerëzit nuk mendojnë se mund të jetë apandesiti.

Më pas dhimbja zbret në fund të barkut dhe në fund, dhimbja shtohet në krahun e djathtë, aty ku kuptohet se është apandesiti. Më pas paçienti ka urinë të shpeshtë dhe diegie në urinë ” , - thonë mjekët në Britaninë e Madhe. Moshat që preken më shumë nga dhimbjet e apandesitit janë moshat e reja dhe të mesme. Apandesiti shfaqet më rrallë tek të moshuarit dhe tek fëmijët. Në rastet kur apandesiti nuk kurohet sjell infeksion në bark dhe vetëm operaçionet mund të të shpëtojnë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, vdekshmëria nga apandesiti është 1%.
Si ta kuptoni?
Shenja e parë që të kuptoni se keni prombleme me apandesitin është dhimbja e skiletshme pranë kërthizës, e çila më vonë spostohet në fund të barkut. Në momentin që ju lëvizni barkun, kolliteni apo përlaseni diku, atëherë menjëherë ndieni dhimbje në bark.

Dhimbjet bëhet më e shpeshtë dhe është në gjendje që t’ju zgjojë nga gjumi, në çdo moment gjatë natës. Një tjetër mënyrë për të kuptuar se duhet të vizitoheni te mjeku janë dhe të dridhurat e trupit, që shpesh shoqërohen me temperaturë të ulët dhe të lartë. Nëse prej 2 ditësh keni humbje të oreksit, nuk hani asnjë ushqim, pini shumë pak lëngje, atëherë mund të keni një infeksion të lethtë në apandesit. Një tjetër simptomë e apandesitit, është dhe kur ju shtypni pjesën e poshtme të barkut në anën e djathtë dhe në momentin që e lëshoni keni dhimbje. Gjithashtu mjekët këshillojnë paçientët, se jo çdo dhimbje barku është një simptomë e apandesitit.

Dhimbje të barkut mund të ndjeni edhe kur jeni mbipeshë, kur hani keq apo kur ju piçkojnë insekte. Apandesiti, thonë mjekët, është vetëm në rastet kur dhimbja zgjat si dhe ndihet edhe gjatë natës. Apandesiti Akut. “Apandesiti është i shtruar nga brenda me qeliza që sekretojnë dhe me një grup mikroorganizmash që jetojnë brenda tij.

Nëse kanali bllokohet mikroorganizmat fillojnë dhe shumohen në një ambient të kufizuar dhe të lëngshëm. Si rrjedhojë apandesiti fryhet dhe enjtet. Kjo enjtje dëmton rrjetin e gjakut që e ushqen këtë organ dhe mos ushqimi me gjak dëmton vetë shtresën e tij e çila pas nje farë kohe hollohet dhe plas.

Shkaku më i shpeshtë i bllokimit të këtij kanali janë zmadhimi i gjendrave limfatike që ai përmban apo bllokimi i tij prej feçesit. Bërthamat e ndryshme apo rrallë herë edhe ndonjë parazit mund të bëhet shkak për bllokimin e tij”, - thonë studimet mjekësore. Në rast se operoheni për dhimbjet që keni në apandesit, atëherë vetëm pas 2 ditësh mund të dilni nga spitali. Brënda 1 jave mund ti ktheheni punës.

Simptomat e Apendiçitit
Dhimbje barku
Temperaturë
Përzierje
Të vjella
Humbja e urisë
Marrje mendsh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat