Zbulimi për orizin do të ju habisinë

Shëndetësia

Zbulimi për orizin do të ju habisinë

Më: 29 mars 2015 Në ora: 19:10

Orizi është një produkt shumë i konsumueshëm në të gjithë botën, sidomos në Azi. Kushton pak dhe përshtatet mirë me çfarë do lloj gatimi dhe përbërësish, por konsumi i tepruar mund të shkaktojë dëme shëndetësore. Përmbajtja e lartë e kalorive, në formën e niseshtesë, është një rrezik për shëndetin, sepse mund të shkaktojë diabet.

Në fakt niseshteja metabolizohet në organizmin tonë në formën e sheqerit dhe yndyrave. Duke nisur nga sot, ekziston një zgjidhje e çuditshme, e cila është provuar shkencërisht, për këtë problem. Një lajm i tillë është raportuar nga Washington Post. Dy studiues kimikë, në fakt kanë zbuluar se si të përgjysmojnë përmbajtjen e kalorive të orizit. Sudhair James, ka prezantuar metodën e tij, që ofron një manipulimin të vërtetë të strukturave kimike e orizit. Ajo që të habit më shumë, nuk është vetëm është truku i përdorur nga kërkuesi, por edhe mënyra e thjeshtë e përgatitjes.

Në tenxheren ku gatuhet orizi, futet një sasi e vajit të arrës së kokosit, e barabartë me rreth 3% sa pesha e orizit që ne synojmë për ta gatuar. Pas kësaj, orizi gatuhet normalisht, por më pas duhet të lihet në frigorifer për rreth 12 orë. Vaji i arrës së kokosit dhe baza e temperaturës së konservimit, është pikërisht metoda e modifikimit të strukturës së orizit, i cili ka humbur një pjesë të mirë të kalorive dhe jo përbërësit e tjerë ushqyes, edhe nëse ngrohet sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat