10 këshilla si të mbroheni nga gripi

Shëndetësia

10 këshilla si të mbroheni nga gripi

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 16:09

Në këto ditë të ftohta, kur ndryshimet e temperaturave dhe lagështira në ajër na krijojnë probleme të shumta shëndetësore, duhet të marrim masa për t’u ruajtur nga virozat e stinës.
Po çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur nga gripi, që rrezikon të na mbajë deri në një javë të shtrirë në shtrat?

Janë këshilla shumë të thjeshta, e që kushdo nga ne mund t’i aplikojë pa asnjë problem.

1.Të lajmë duart, pasi bakteret e fshehura në to mund të përcjellin në organizëm mikrobet, nëse me duart të palara prekim mukozën e hundës apo sytë.

2.Gjumi. Nëse flemë 7-9 orë në ditë arrijmë ta përballojmë shumë më mirë gripin

3.Bëni ushtrime gjimnastikore. Tonifikimi i muskujve na ndihmon të luftojmë influencën.

4.Rrisni dozat e zinkut, pasi ky mineral e lufton shumë mirë virusin e gripit. Në të njëjtën kohë evitoni konsumin e yndyrnave dhe sheqerit

5.Konsumoni hudhra. Hudhra ka rezultuar mjaft efikase në luftën kundër virozave të stinës.

6.Konsumoni ujin, pasi kështu e ndihmoni sistemin imunitar që të luftojë në mënyrë efikase gripin.

7.Qeshni, pasi optimizmi përveçse na mban në formë të mirë shpirtërore, ndihmon edhe në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

8.Bëni masazh, sepse në këtë mënyrë ndihmoni në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

9.Mos e konsumoni alkoolin, pasi ai dobëson sistemin imunitar.

10.Konsumoni cajra per te forcuar imunitetin, per te nderprere kollitjen dhe per te ulur temperaturen, si: sherebela, gjethe dafine, gjethe ulliri, agulice, thundermushke, caj te gjelber, kamilicë, nana etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat