Risi në mpiksjen e gjakut edhe për hemoragjitë e brendshme

Shëndetësia

Risi në mpiksjen e gjakut edhe për hemoragjitë e brendshme

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:26

Një xhel që ndal gjakrrjedhjen në vetëm 20 sekonda. Bëhet fjalë për një produkt ende në faza eksperimentale, nga një laborator mjeksor në Nju Jork. Por provat e kryera së fundi tek kafshët kanë rezultuar 100% të suksesshme.
Vetia e xhelit është të mpiksë brenda pak sekondash gjakun, që rrjedh nga plagët e shkaktuara nga shkaqe të ndryshme, sado të mëdha të jenë ato. Ndalimi në kohë i hemoragjisë mund të ruajë jetën e të plagosurit.

Nëse nga plaga nxjerr jashtë trupit mbi 40% të vëllimit të gjakut, shanset për të mbijetuar janë Zero. Xheli injektohet në plagë dhe përmes polimereve, nxit prodhimin e fibrinës, proteinës përgjegjëse për mpiksjen e gjakut.

Aplikohet jo vetëm tek plagët e shkaktuara nga aksidentet apo plumbat, por edhe për të ndalur hemoragjitë e brendshme nga çarja e organeve e venave të gjakut.

Aktualisht në treg qarkullojnë edhe produkte të ngjashme, të cilat ndalin gjakrrjedhjen jo më pak se brenda 10 minutave. Ky produkt mund t’i kursejë jetën qindra miliona njerëzve çdo vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat