Numri i femrave në botë po rritet për shkak të ngrohjes globale

Shëndetësia

Numri i femrave në botë po rritet për shkak të ngrohjes globale

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 18:16

Disa lloje kafshësh, si për shembull zvarranikët, ndikohen shumë nga temperaturat e jashtme kur bëhet fjalë për riprodhimin: ata mund ta zgjedhin gjininë e pasardhësve të tyre në përputhje me temperaturën e ambientit. Sipas një studimi të një profesori holandez, Ido Pen, kjo gjë është një faktor vendimtar: speciet e hardhucës të vëzhguara nga ai, qenë në gjendje që të sillnin në jetë më shumë hardhuca femra, ose meshkuj, në varësi të sezonit në të cilin “çelin” edhe vezët.

Në Japoni, vitet e fundit, ka pasur ndryshime ekstreme të temperaturës: në vitin 2010 është verifikuar një verë vërtet e nxehtë ndërsa ajo është ndjekur nga një janar shumë i ftohtë. Kjo lloj klime e ka shtyrë një mjek të institutit të Obstetrikës që të mendojë se edhe raca njerëzore mund të preket nga ky fenomen.

Në këtë moment me të drejtë themi se, riprodhimi i njeriut nuk ndodh nga ngrohja e vezëve, kështu që është e vështirë të imagjinohet se temperaturat e jashtme mund të ndikojnë në gjininë e fetusit. Por pavarësisht kësaj, në afërsi të tropikëve, lindin më shumë vajza sesa djem, në krahasim me rajonet e ftohta.

Dr. Misao Fukuda ka kryer një studim për të përcaktuar se si ngrohja globale mund të ndikojë në gjininë e pasardhësve.

Studimi

Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë për riprodhimin njerëzor në Institutin e Shëndetit M & K në Japoni, Dr. Fukuda, ka raportuar mundësinë që lindja e fëmijëve mund të ndikohet nga temperaturat.

Studimi është publikuar në një revistë shkencore që trajton ekskluzivisht çështjen e fertilitetit dhe të sterilitetit. Mjekët e stafit të tij kanë vëzhguar se verifikohen shpesh disproporcione në lindjet e vajzave dhe djemve.

Ky fenomen, sipas Fukuda-s nga ana tjetër mund të lidhet me vdekjet e shumta e të papritura të fetuseve meshkuj në krahasim me fetuset femra. Ai komenton se: “Vera e vitit 2014 dhe e muajve të parë të vitit 2011 kanë qenë periudha shumë ekstreme për sa i përket klimës.

Dy temperaturat ekstreme, që kanë ndodhur pa pushim mes tyre, kanë bërë që gjatë muajve qershor dhe tetor të vitit 2011, pikërisht nëntë muaj më vonë, të verifikohej një pabarazi e konsiderueshme në gjininë e foshnjave.

Gjithashtu, të shumta dhe të ngjashme qenë edhe rastet e vdekjeve të fetuseve meshkuj në krahasim me fetuset femra, të cilat mund të tregojnë ekzistencën e një mënyre të ngjashme gjatë shtatzënisë”.

Me pak fjalë, çështja kryesore e theksuar nga Dr. Fukuda është se, krijimi i fetusit mashkull duket se është më i “prekshëm” dhe i ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm, të tillë edhe si ndryshimi i klimës. Është e njohur gjithashtu se fetuset femra janë më rezistente dhe më të forta, dhe se për fetuset meshkuj ka demonstrime se janë më të ndikueshme nga shqetësimet dhe stresi.

Hulumtimet e kryera nga Dr. Fukuda në territorin japonez janë të denja për t’u marrë parasysh, sepse është shumë interesante të vërehet se në një vend si Japonia, që thith rregullisht sasi të mëdha të ajrit të kondicionuar, temperatura ka një ndikim kaq të fortë te lindjet.

Këto ndryshime, megjithatë, nuk janë të rëndësishme për racën njerëzore, sepse, ndryshe nga zvarranikët, një disproporcion mes gjinisë së foshnjave nuk e prek mbijetesën tonë. Por nuk duhet harruar se rritja e aborteve të të dyja gjinive, mund të jetë pa dyshim një nga pasojat e ngrohjes globale.

Ngrohja globale

Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojnë se ky problem bëhet gjithnjë e më shqetësues nga dita në ditë. Ndryshimet e klimës janë të vërteta dhe se ato sa vjen e rriten më tepër. Niveli i dioksidit të karbonit në ditët e sotme është rreth 30% më i lartë sesa ka qenë përpara evoluimit të industrisë.

Ajo që të bën më shumë përshtypje është shpejtësia me të cilën niveli i CO2 është rritur. Nga njohuritë gjeologjike të njeriut mbi botën për miliona vite, bota kurrë nuk ka përjetuar një rritje aq të shpejtë.

Gjurma e influencës së njeriut është krejtësisht e dukshme. S’ka aspak dyshim se ne kemi krijuar ndryshime të atmosferës nga djegia e lëndëve kimike dhe gazrave. Evidenca e ngrohjes globale është e saktë dhe s’duhet nënvlerësuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat