Kur është momenti më i mirë i ditës për stërvitje?

Shëndetësia

Kur është momenti më i mirë i ditës për stërvitje?

Më: 14 janar 2024 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Të kesh rutinë stërvitjeje është zgjedhje personale, por njëkohësisht të gjithë e dimë se ka efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm.
Por a ka një orë/moment specifik gjatë ditës kur është më mirë të stërvitesh? Nëse ke pyetur veten cila të bën mirë midis stërvitjes së mëngjesit apo asaj të mbrëmjes, je fiks aty ku duhet!

“Sipas opinionit tim, koha më e mirë për rutinën stërvitore është ai moment që i shtohet rutinës tënde konsistente, sepse pjesa më e vështirë është të shkosh në palestër,” shprehet për Vogue, Heather White, CEO e Trillfit.

Trajnuesit e fitnesit bien të gjithë në një mendje kur vjen puna për këtë temë, sepse problemi më i madh me personat që bëjnë pjesë të rutinës stërvitjen është konsistenca. Për këtë arsye, ti duhet të zgjedhesh orarin që e di me siguri që do ia dedikosh stërvitjes.

Dhe nëse arrin të qëndrosh strikt/e në atë rutinë, aq mjafton që të mësosh fizikun me ritmin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat