Mjekja: Rakia apo vera e bërë në shtëpi mund të çojë deri në vdekje

Shëndetësia

Mjekja: Rakia apo vera e bërë në shtëpi mund të çojë deri në vdekje

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 07:10
Suela Xhufi

Toksikologia, Suela Xhufi ka deklaruar se pijet alkoolike të prodhuar anë mënyrë artizanale shpesh herë mund të jenë të rrezikshme.

Rreziku sipas saj vjen nga hedhja e metanolit, që artizanët mund ta hedhin për ta bërë verën apo rakinë më të fortë. Ajo tha se intonsikimi mund të jetë më i fortë dhe pacienti mund të shkojë deri në vdekje.

“Nëse alkooli bëhet në kushte artizanale, mund t’i hidhet metanol, e cila është një substancë toksike.

Personi arrin nivelet më të larta të etanolit në gjak, që është alkool i pastër në këtë rast dhe intoksikimi është më i rëndë dhe pacienti mund të shkojë në vdekje shumë më kollaj, nga përdorimi i tepërt i metanolit. Flas për produktet e bëra në mënyrë artizanale, si vera, rakia, ponçi”,-tha Suela Xhufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat