Mjeku nga Londra: Kam pacientë që mezi ecin, të paralizuar nga azoti i tullumbaceve

Shëndetësia

Mjeku nga Londra: Kam pacientë që mezi ecin, të paralizuar nga azoti i tullumbaceve

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Adrian Fandi, mjek urgjence në Britani, ishte ndër të parët që denoncoi përdorimin e tullumbaceve me azot nga të rinjtë në Shqipëri.

Në një intervistë për “Good Morning Albanians” ai tha se ky fenomen në Shqipëri ishte përhapur shumë sidomos gjatë verës, pasi tullumbacet tregtoheshin lirshëm në kafene.

Mjeku tregoi gjithashtu se vetë kishte parë raste të të rinjve në Britani të cilët kishin shkuar gjysmë të paralizuar në urgjencë për shkak të përdorimit të këtyre tullumbaceve.

“Në Shqipëri është përdorur sepse ishte në gjendje të lirë, ti shkoje blije një kafe, merrje dhe një tullumbace.

Në Britani ne kemi shumë pacientë që na vijnë në urgjencë me probleme që nuk ecin nga këmbët, ose kanë ngelur si gjysmë të paralizuar. Hipoksia është ajo që të jep dëmtimet në tru, sepse truri ka nevojë për oksigjen”,-tha mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat