“Pneumoni dhe deri në humbje dëgjimi” – Pediatrja tregon pasojat e fruthit

Shëndetësia

“Pneumoni dhe deri në humbje dëgjimi” – Pediatrja tregon pasojat e fruthit

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin.

Pediatrja Sonila Brati tha në emisionin GoodMorining Albanians në Euronews Albania se fruthi mund të lërë pasoja të rënda dhe afatgjata në shëndetin e fëmijës që nga pneumonia tek humbja e dëgjimit.

Ajo këshilloi që të mos shmanget vaksina e fruthit te fëmijët, pasi është shumë e rëndësishme në shmangien e komlikacioneve.

“Transmetuesi kryesor i fruthit është njeriu, por komplikacionet janë të rënda se mund të shkojë deri në encefalit, pneumoni, humbje dëgjimi ndaj vaksinimi ka një rol shumë të rëndësishëm si për çdo sëmundje tjetër infektive te fëmijët. Se fëmija nuk vaksinohet vetëm për fruthin, janë brenda 3 vaksina shumë të rëndësishme; fruthi, rubeola dhe paroditi”, tha pediatrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat