Autizmi, zgjidhja për këtë çrregullim mund të jetë një hormon

Shëndetësia

Autizmi, zgjidhja për këtë çrregullim mund të jetë një hormon

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Dy studime kanë hapur rrugë të reja për trajtimin e autizmit, duke shpresuar tek një ilaç që do të ketë si bazë vazopresinën, hormonin e socializimit.

Hormoni i socializimit, vazopresina, mund të ndihmojë në zgjidhjen e disa prej simptomave kyçe të autizmit, si komunikimi dhe problemet e ndërveprimit dhe mungesa e empatisë (vështirësia për të vënë veten në rolin e të tjerëve) si dhe sjelljet e përsëritura. Ky konkluzon vjen nga dy studime klinike: Rregullimi i përqendrimit të këtij hormoni në tru, i njohur për ndikimin e tij në sjelljet shoqërore tek gjitarët, është thelbësor, edhe pse mekanizmat e funksionimit të tij duhet të qartësohen.

Hulumtime tek të rriturit dhe fëmijët

Studimi i parë, i cili përfshinte 223 meshkuj të rritur me këtë çrregullim, u krye me ilaçin balovaptan, i cili thuhet se ndikon në receptorin e  vazopresinës. Studimi i dytë, i kryer në 30 fëmijë autikë të moshës 6-12 vjeç, u zhvillua në Stanford University (Shtetet e Bashkuara) me një sprai për hundë e cila kishte bazë vazopresine, të ndarë në tre doza për katër javë.

Rezultatet:

Aftësitë e ndërveprimit, ankthit, sjelljeve të përsëritura dhe aftësive empatike të fëmijëve u vlerësuan para dhe pas terapisë, përmes testeve zakonisht të përdorura nga mjekët që merren me autizmin, të cilët panë një përmirësim objektiv të pamjes klinike të fëmijëve që morën vazopresinë. Provat e mëvonshme do të përdoren për të konfirmuar të dhënat dhe për të vlerësuar dozën më të mirë.

Simptomat e para para moshës dy vjeçare

Autizmi është një çrregullim neuro-zhvillimor që ndikon në fushat sociale dhe ato të komunikimit, shpesh duke shkaktuar sjellje të përsëritura dhe lëvizje stereotipe. Shenjat e para mund të vihen re brenda 18-20 muajve të parë të jetës, një periudhë në të cilën fëmijët fillojnë të zhvillojnë aftësitë komunikuese dhe relacionale: nuk flasin dhe / ose nuk përdorin gjeste për të komunikuar, nuk e  përqendrojnë vështrimin, nuk i përgjigjen emrit, nuk ndërveprojnë shumë me të tjerët dhe bëjnë lojëra të përsëritura dhe jo shumë imagjinative. Vonesa në zhvillimin e gjuhës, që lidhet me sjelljet rutinë që e çojnë fëmijën të kalojë vetëm shumicën e kohës, është një tjetër thirrje që ju tregon se fëmija mund të jetë autik.

Kurat e mirëfillta ende mungojnë

Aktualisht nuk ka trajtime përfundimtare për këtë çrregullim. Terapia për sjelljen është ndërhyrja që ka sjellë përfitime më të mëdha, por ajo duhet të jetë e parakohshme, e individualizuar dhe intensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat