Si ndikojnë marrëdhëniet seksuale, stresi, fertiliteti, mosha dhe ushqimi në arritjen e shtatzanisë?

Shëndetësia

Si ndikojnë marrëdhëniet seksuale, stresi, fertiliteti, mosha dhe ushqimi në arritjen e shtatzanisë?

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Zakonisht në momentin që gruaja kërkon një shtatzani mund të dëgjojë disa shprehje që jo gjithmonë kanë diçka të vërtetë brenda tyre. Jeni duke kërkuar një shtatzani? Mësoni më shumë rreth të vërtetave dhe të pavërtetave!

Pozicioni i marrëdhënies seksuale nuk ka rëndësi.

Kjo nuk është e vërtetë pasi disa pozicione favorizojnë më mirë arritjen e spermës në qafën e mitrës. Këto janë ai i misionarit dhe lugës (mashkulli pas femrës).

Duhet të kryhen marrëdhënie sa më shpesh.

I përqëndroni marrëdhëniet tuaja më shumë gjatë ditëve fertile, duke bërë që disa ditë para tyre të bëni një pushim në mënyrë që përqëndrimi i spermatozoidëve të jetë më i lartë.

Nuk mund të ndodhë një shtatëzani gjatë menstruacioneve.

Kjo mund të ndodhë nëse cikli i gruas është i çrregullt dhe i shkurtër.

Stresi nuk ndikon në fertilitet.

Nëse çifti është nervoz dhe tepër i zënë me punë ngjizja do të ndodhë shumë me vonesë.

Periudha fertile zgjat 7 ditë.

Fertiliteti maksimal zgjat disa orë gjatë pikës më të lartë të ovulimit, pra kur hormoni progresteron është i pranishëm bashkë me hormonin luteinizues (LH).

Mosha e gruas nuk ka rëndësi.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Mosha më fertile është ajo midis 18 dhe 28 vjecare. Pas kësaj moshe aftësia riprodhuese e gruas fillon të bjerë deri në humbjen e saj rreth moshës 50 vjeçare kur ajo hyn në para ose në menopauzë.

Ushqimi nuk ka rëndësi.

Në të vërtetë ushqimi është shumë i rëndësishëm. Dieta ushqimore duhet të jetë e pasur me vitamina, hekur, fruta, perime, peshk, bukë dhe makarona integrale, agrume, mollë, dardha, fruta pylli, domate, speca, brokoli (të pasura me vitaminë C), oriz (nëse keni mundësi konsumoni atë të zi), pulë (e pasur me vitaminë B6).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat