Obeziteti si faktor i trefishimit të vdekjeve kardiake në SHBA

Shëndetësia

Obeziteti si faktor i trefishimit të vdekjeve kardiake në SHBA

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Numri i të rriturve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët vdiqën nga sëmundjet e zemrës dhe rekordi i vdekjeve që kanë si obezitetin si kontribues obezitetin ishte tre herë më i madh në vitin 2020 sesa në vitin 1999.

Kjo u bë e ditur në një hulumtim të botuar në Journal of the American Heart Association.

Studimi erdhi nga analiza e certifikatave të vdekjes në një bazë të dhënash të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan The Washington Post.

Studiuesit thanë se 281,135 mijë vdekje nga sëmundjet e zemrës ishin të lidhura me obezitetin në atë interval kohor dhe shkalla e vdekjeve u trefishua nga 2.2 vdekje për 100 mijë njerëz në 6,6 vdekje për 100 mijë njerëz.

Rritja e vdekjeve të lidhura me obezitetin ishte në kontrast me një rënie të vazhdueshme afër 18 përqind të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në përgjithësi nga viti 1999 deri në vitin 2020.

Shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës në lidhje me obezitetin ishte më e lartë në mesin e popullatës me ngjyrë sesa midis çdo grupi tjetër racor.

Në përgjithësi, vdekjet ishin gjithashtu më të zakonshme tek burrat sesa tek gratë, megjithëse gratë e zeza kishin një shkallë vdekshmërie pak më të lartë se burrat me ngjyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat