Çka duhet të dini për sëmundjen e Alzheimerit?

Shëndetësia

Çka duhet të dini për sëmundjen e Alzheimerit?

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Sëmundja e Alzheimerit është një formë progresive e demencës, e që kjo e fundit është një term më i gjerë për problemet e shkaktuara nga dëmtimet e trurit ose sëmundjet që ndikojnë në kujtesën, të menduarit dhe sjelljen e njeriut.

Sipas studimeve, Alzheimeri përbën 60 deri në 80 përqind të rasteve të demencës dhe shumica e njerëzve me këtë sëmundje diagnostifikohen pas moshës 65 vjeçare.

Për Alzheimerin nuk ka shërim, por ka trajtime që mund të ngadalësojnë përparimin e saj, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.

Kjo sëmundje është një gjendje kronike e vazhdueshme, simptomat e së cilës vijnë gradualisht dhe efektet në tru janë degjeneruese, që do të thotë se ato shkaktojnë rënie të ngadaltë.

Njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit shfaqin disa sjellje dhe simptoma të vazhdueshme që përkeqësohen me kalimin e kohës.

Këto mund të përfshijnë humbja e kujtesës që ndikon në aktivitetet e përditshme, të tilla si vështirësi në zgjidhjen e problemeve, probleme me të folurin ose të shkruarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat