A mund të shkaktojë kanabisi depresion tek të rinjtë? Çfarë thonë studimet

Shëndetësia

A mund të shkaktojë kanabisi depresion tek të rinjtë? Çfarë thonë studimet

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

A shkakton kanabisi depresion apo depresioni bën që të përdoret kanabisi?

Marihuana është substanca e përdorur më shumë nga të rinjtë në gjithë botën. Sipas shkencëtarëve të Universitetit Columbia në Nju Jork, më shumë se 2,5 milionë të rinj konsumojnë me raste kanabis në SHBA dhe kjo tendencë është në rritje. Prandaj tendenca e legalizimit dhe lejimit të përdorimit për arsye mjekësore ka lëshuar sinjalet e alarmit për shumë ekspertë, sidomos kur bëhet fjalë për rreziqet e mundshme për shëndetin e minorenëve dhe të rriturve në moshë të re.

Sipas shoqatës amerikane për psiqiatrikën e fëmijëve, American Academy of Child and Adolescent Psychiatry, ka qenë e mundur të dëshmohet se këto substanca ndryshojnë ose vonojnë disa nga zhvillimet e trurit gjatë adoleshencës. Në rastin e kanabisit janë duke u dhënë gjithnjë e më shumë dëshmi që tregojnë se shkakton ndryshime në trurin e adoleshentëve.

Mungesë përqëndrimi dhe probleme me të mësuarin

Sipas autoriteteve amerikane të shëndetësisë, Centers for Disease Control and Prevention (CDC) kjo do të thotë vështirësim të procesit të të menduarit dhe procesit të zgjidhjes së problemeve, mungesë përqëndrimi dhe vështirësim të procesit të përqëndrimit. Në studimet e bëra është vërejtur të ketë lidhje midis konsumimit të kanabisit dhe problemeve psiqike si gjendja e frikës dhe depresionet. Njerëzit që përdorin kanabis kanë tendenca më të shpeshta për episode psikotike.

Një studim i publikuar në revistën shëndetësore amerikane, “Journal of the American Medical Association” (JAMA), është marrë me të rinjtë që gjatë 12 muajve të fundit kanë konsumuar kanabis me raste, pra konsumim që nuk ka arritur të kthehet në varësi. Për këtë studim janë bërë vlerësimet e përgjigjeve të dhëna nga 70 mijë adoleshentë, përgjigje që janë marrë për të bërë vlerësimet statistikore federale për shëndetin dhe konsumin e lëndëve që krijojnë varësi, në vitin 2019, shkruan DW. Studimi tregon se në krahasim me të rinjtë që nuk tymosin marihuanë, të rinjtë që përdorin pak kanabis kanë dy deri katër herë më shumë probleme psiqike si depresione, mendime suicidale, vonim të proceseve të të menduarit dhe probleme me përqëndrimin.

Kjo tregon se ekziston një lidhje midis konsumit të marihuanës dhe problemeve psiqike, pyetja është vetëm nëse njëra të çon direkt tek tjetra. Një studim tjetër botuar pak më parë në revistën “JAMA Psychiatry”, tregon se konsumi i marihuanës në moshë të re rrit rreziqet që në jetën e mëvonshme të zhvillohen depresione ose mendime suicidale. Megjithatë një studim i publikuar në revistën “Journal of Psychopharmacology” në vitin 2002, thotë se në krahasim me të rriturit që konsumojnë kanabis, adoleshentët që konsumojnë kanabis nuk vuajnë më shpesh nga problemet psiqike si depresione dhe frika. Kjo mund të thuhet vetëm për adoleshentët që kanë qenë të varur nga kabanisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat