I ke duart gjithnjë të ftohta? 5 arsye pse ndodh kjo

Shëndetësia

I ke duart gjithnjë të ftohta? 5 arsye pse ndodh kjo

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Tek disa njerëz, ulja e temperaturave nuk është e vetmja gjë që i shkakton duar të ftohta, pasi ashtu gjatë gjithë vitit duart e tyre qëndrojnë ashtu- të ftohta! 

Duart gjithmonë të ftohta, vijnë si pasojë e disa shkaqeve, të cilat i gjeni të renditura më poshtë:

1. Qarkullimi jo i mirë i gjakut

Një nga shkaqet kryesore është qarkullimi jo i mirë i gjakut. Kjo mund të jetë gjenetike, por duhet parë pasi është shenjë e problemeve të tjera, përfshirë këtu diabetin apo obezitetin. Në disa raste, trupi ul nivelin e qarkullimit të gjakut në pjesën e duarve, për të lejuar qarkullimin e mirë të tij në organe si truri apo mushkëritë.

2. Stresi mund të shkaktojë duart të ftohta

Duart e ftohta te disa njerëz vijnë si pasojë e stresit apo ankthit që përjetojnë. Këto ngjarje manifestohen në mënyra të ndryshme fizike dhe ftohja e duarve është një prej tyre.

3. Duhani dhe alkooli mund të jenë shkaktarë

Duhanpirja mund të shkaktojë ftohje të duarve duke qenë se ngushton enët e gjakut, kurse alkooli i zgjeron ato duke bërë që qarkullimi i gjakut të ngadalësohet.

4. Niveli i lartë i kolesterolit

Edhe niveli i lartë i kolesterolit ndikon tek qarkullimi i gjakut, gjë e cila nëse nuk mbahet nën kontroll apo kurohet mund të shkaktojë probleme kardiake dhe disa nga simptomat kryesore janë mpirja ose ftohtësia e gjymturëve.

5. Mungesa e vitaminave

Mungesa e vitaminës B12 mund t'ju shkaktojë ndjesinë e duarve apo këmbëve të ftohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat