5 çajra pastrues për të luftuar fryrjen dhe stresin

Shëndetësia

5 çajra pastrues për të luftuar fryrjen dhe stresin

Më: 22 prill 2023 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

1 – Çaj pastrues

Karçofi është një shërues në gjendje të ndihmojë funksionin e mëlçisë dhe ka efekte pozitive në ekuilibrin e kolesterolit. E pasur me kripëra minerale, kjo perime ka cilësi pastruese. 

2 – Çaj kundër dehidratimit

Hithrat ndihmojnë në hidratimin e trupit. Falë kripërave minerale mund të balancojnë lëngjet dhe të ulin fryrjet.

3 – Çaj stimulues dhe kundër stresit

Ju pëlqejnë aromat? Zgjidhni finok, mente dhe likuricia, me aromë të freskët dhe stimuluese. Ato kanë veprime përfituese për tretjen dhe përmirësojnë problemet e aparatit gastrointestinal.

4 – Çaj rigjallërues

Frutat e pyllit kanë cilësi pastruese dhe antiinlamatore. Janë ideale për ata që kanë nevojë për gjallëri. Ngjyra e kuqe e këtij çaji përveçse favorizon maksimalisht mirëqenien, riaktivizon dhe mikroqarkullimin.

5 – Çaji tretës

E dini që mund të përdorni një çaj pastrues edhe me përbërësit që keni në kuzhinë?

Mjafton të përdorni erëzat aromatike si: rozmarina, borziloku, mente dhe trumzë. Janë një ndihmë e çmuar për mirëqenien e organizmit. Ndihmojnë kundër kollës dhe të ftohtit, si dhe pastrojnë mëlçinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat