Pse njerëzit i hanë thonjtë e tyre?

Shëndetësia

Pse njerëzit i hanë thonjtë e tyre?

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Kushdo që i hanë thonjët e vet e di se sa e vështirë është të heqësh dorë nga ky zakon.

Shpeshherë ndodh që njerëzit as nuk janë të vetëdijshëm që po e bëjnë një veprim të tillë.

Ngrënja apo kafshimi i thonjve pothuajse gjithmonë fillon në fëmijëri dhe në shumicën rasteve është një sjellje e lidhur me stresin ose ankthin, por ka të ngjarë të jetë edhe me ndërlikuar se kaq.

Një teori thotë është se i ndihmon disa njerëz të rregullojnë emocionet e tyre, sepse në raste të caktuara, kafshimi i thonjve duket sikur iu jep diçka për të bërë dhe ndihen më mirë, shkruan The Sun.

Kjo shprehi mund të rrisë rrezikun e infeksionit rreth thonjve, veçanërisht nëse kafshoni kutikulën ose indin e butë përreth tij.

Ngrënia e thonjëve gjithashtu mund të dëmtojë edhe dhëmbët dhe të përhapë mikrobe në duar, në gishta dhe në gojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat