‘Ethet e kuqe’, sëmundja që po ‘ngre’ alarmin, prek më së shumti fëmijët

Shëndetësia

‘Ethet e kuqe’, sëmundja që po ‘ngre’ alarmin, prek më së shumti fëmijët

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Ekspertët e shëndetësisë në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin për rastet gjithmonë e në rritje të një sëmundjeje që prek kryesisht fëmijët.

Sëmundja e njohur si “ethet e kuqe” deri më tani ka prekur 103 persona në Skoci, me 53 raste të zbuluar në vetëm 4 javët e fundit.

Nga ana tjetër, deri më 30 tetor janë raportuar 93 raste të etheve të kuqe në juglindje të Britanisë. Në Londër janë zbuluar 40 raste, teksa Në West Midlands, u raportuan 34 raste, me vetëm katër të regjistruar në lindje të rajonit.

Kjo sëmundje shkaktohet nga një virus bakterial, i cili shkakton skuqje të dukshme në fytyrën dhe trupin e personit të prekur. Simptoma të tjera të kësaj sëmundje, sipas ekspertëve janë: temperaturë e lartë, dhimbje të fytit, gjëndra të fryra të qafës, skuqje në trup, veshje e bardhë në gjuhë si dhe faqet e kuqe.

Udhëzimi zyrtar thotë: “Simptomat fillestare zakonisht përfshijnë dhimbje fyti, dhimbje koke dhe temperaturë të lartë (38.3C ose më lart), faqe të skuqura dhe një gjuhë e fryrë, e ndjekur nga një skuqje dalluese rozë-kuqe një ose dy ditë më vonë".

Ethet e kuqe flakë zakonisht janë një sëmundje e lehtë, por shumë infektive, duke i shtyrë ekspertët të paralajmërojnë prindërit të jenë të vetëdijshëm për simptomat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat