Simptomat e problemeve të veshkave

Shëndetësia

Simptomat e problemeve të veshkave

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Patologjitë e veshkave mund të shkaktojnë një sërë simptomash. Më të zakonshmet përfshijnë:

• probleme me gjumin
• lodhje
• pamundësi për t’u përqendruar
• lëkurë të thatë dhe kruarje
• shtim ose pakësim të urinimit
• gjak në urinë
• urinë me shkumë
• rrathë rreth syve
• ënjtje të këmbëve ose kyçeve
• ulje të oreksit
• dhembje muskulore

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, kontaktoni menjëherë mjekun. Në varësi të tyre, mjeku do të kërkojë kryerjen e disa ekzaminimeve të domosdoshme për të përcaktuar diagnozën.

Këshilla për veshka të shëndetshme:

Shmangni përdorimin e tepruar të kripës

Shmangni ushqimet e përpunuara

Konsumoni fruta dhe perime të freskëta

Kryeni aktivitet fizik të rregullt

Pini sa më shumë ujë

Njihuni me faktorët e rrezikut

Kryeni rregullisht kontrolle të veshkave nëse:

Jeni me diabet

Jeni obez

Keni probleme me hipertensionin

Keni histori familjare të problemeve me veshkat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat