​Receta me xhenxhefil për simptomat e gripit sezonal

Shëndetësia

​Receta me xhenxhefil për simptomat e gripit sezonal

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Xhenxhefili është i mbushur me antioksidantë, që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve sezonale për shkak të vetive anti-inflamatore dhe antibakteriale që reduktojnë ënjtjen, dhimbjen dhe ndihmojnë trupin në luftën kundër infeksioneve.

Për më tepër, xhenxhefili mund të ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e procesit të tretjes duke rritur shkallën e metabolizmit, gjë që ndihmon më tej në humbjen e peshës.

Kjo recetë unike është një traditë në familjet indiane, që shërben për të kuruar problemet shëndetësore sezonale.

Një ilaç i tillë i bërë në shtëpi, përgatitet fare thjeshtë dhe në një kohë shumë të shkurtër.

Kjo recetë ju ndihmon për të shëruar dhimbjet e fytit, të ftohtit, temperaturën dhe kollën.

Përbërësit

2 rrënjë të vogla xhenxhefili

½ filxhani lëng limoni

1/2 filxhan mjaltë

2 lugë çaji piper i zi pluhur

½ lugë çaji pluhur kanelle

Përgatitja

Merrni 2 rrënjë të volga xhenxhefil, lajini dhe thajini pa i hequr lëkurën, më pas piqini derisa të karbonizohen mirë.

Hiqni lëkurën e djegur dhe prisni në feta të holla xhenxhefilin.

Bashkoni në një enë qelqi fetat e xhenxhefilit, 1/2 filxhani mjaltë, 2 lugë çaji piper i zi pluhur, ½ lugë çaji pluhur kanelle dhe 2 lugë gjelle lëng limoni.

Përziejini mirë përbërësit derisa ato të bashkohen.

Konsumoni nga një fetë të vogël xhenxhefili dy ose tre herë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat