Faza 0 e kancerit të gjirit: Faktorët e rrezikut dhe parandalimi

Shëndetësia

Faza 0 e kancerit të gjirit: Faktorët e rrezikut dhe parandalimi

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

DCIS është joinvaziv dhe nganjëherë quhet "parakancer". Sidoqoftë, DCIS ka potencialin të bëhet invaziv (joinvazive – procedurë mjekësore që nuk përfshin futjet e pajisjeve në trup).

Në përgjithësi nuk ka simptoma të kancerit të gjirit në fazën 0, megjithëse herë pas here mund të shkaktojë një gungë në gji ose rrjedhje gjaku në thithën e gjirit.

Shkaku i saktë i kancerit të gjirit në fazën 0 nuk është i qartë, por gjendja mund të jetë më e zakonshme tek njerëzit që:

- kanë histori personale me kancerin e gjirit
- kanë histori familjare të kancerit të gjirit ose mutacione gjenetike
- kanë lindur pas moshës 30-vjeçare ose nuk kanë qenë kurrë shtatzënë
- u kanë ardhur menstruacionet para moshës 12 vjeç
- kanë përjetuar menopauzën pas moshës 55 vjeç

Faktorë të stilit të jetesës mund të rrisin shanset për të patur këtë gjendje:

- pasivitet fizik
- madhësi e madhe trupore pas menopauzës
- keqpërdorimi i alkoolit
- pirja e duhanit

Për shkak të mungesës së simptomave, kjo fazë mund të zbulohet vetëm përmes kontrolleve rutinë te specialistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat