A i dini vlerat shëndetësore të orkidesë

Shëndetësia

A i dini vlerat shëndetësore të orkidesë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Orkideja është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën. Një prej arsyeve përse orkideja është një bimë e shpërndarë në çdo cep të botës, qëndron te fakti që njerëzit janë shumë miqësorë ndaj saj.

Kopshtarët mendojnë që simetria e kësaj luleje është motivi që i ka bërë njerëzit të dashurohen pas saj.

Orkideja ka një simetri të dyanshme, ashtu si fytyra e njeriut, dy gjysmat e lules pasqyrojnë njëra-tjetrën në perfeksion.

Një shprehje e vjetër thotë: “Kur njeriu shikon një orkide, edhe ajo e sheh atë”, transmeton AgroWeb.

Familja botanike Orchidacea përfshin plot 25.000 specie lulesh. Ndoshta nuk e dinit, por një prej tyre është vanilja, një specie e veçantë e orkidesë me gjethe të rrafshëta. Vanilja kultivohet gjerësisht në të gjithë Amerikën Latine për shkak të sharmit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat