Konsumoni ananas, mjaltë dhe uthull molle nëse keni probleme me fryrjen e barkut

Shëndetësia

Konsumoni ananas, mjaltë dhe uthull molle nëse keni probleme me fryrjen e barkut

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Fryrja e stomakut zakonisht ndodh pasi të keni ngrënë ushqim të cilin sistemi tretës ka problem ta tretë.

Pra, disa ushqime janë më problematike për sistemin e tretjes, ndërkaq konsumimi i tepërt mund të shkaktojë edhe dëme tjera.

Shumica e njerëzve mund ta kenë përjetuar fenomenin e barkut të fryrë gjatë festave të fundvitit, shumica prej të cilëve tani duan ta formësojnë trupin si pjesë e synimeve për vitin 2019.

Ekspertët e nutricionit thonë se janë katër ushqime dhe pije që ndihmojnë në ndalimin e fryrjes së barkut dhe gazrave.

Ananasi
Ananasi e përmban një enzimë të quajtur bromelain, e cila ndihmon në sistemin e tretjes. Kjo enzimë ndihmon në tretjen e proteinës në lukth.

Mjalta
Mjalta është mënyrë e mahnitshme për t’i zbutur dëmet e sistemit të tretjes, e këtë e bën duke e neutralizuar acidin.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës mund të ndihmojë në aktivizimin e enzimave të lukthit që kërkohen për tretje normale.

Nivele te ulëta të këtyre enzimave mund të shkaktojnë probleme të tretjes, refluks gastrik dhe gazra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat