Kur ta kuptoni sa ju ndihmon, do ta merrni çdo ditë nga një lugë

Shëndetësia

Kur ta kuptoni sa ju ndihmon, do ta merrni çdo ditë nga një lugë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

I pasur me sheqerna, vitaminat (A,C, E dhe të grupit B) dhe minerale (kalium, natrium, squfur, kalcium, magnez, hekur, fosfor, silic, bakër…), mjalti është ushqimi i përsosur që më së shumti u përgjigjet nevojave fiziologjike të organizmit. Ju përshtatet të gjitha gjeneratave, e sidomos u sugjerohet personave që merren me punë fizike dhe intelektuale, si dhe fëmijëve, sportistëve.

Studimet tregojnë se një kilogram mjaltë vlen sa 3 kg peshk, 6 kg portokaj, 50 vezë, 10 deri 20 kg perime.

Duke pasur këtë në mendje, nutricistët këshillojnë që çdo ditë ta filloni me një lugë mjaltë. Më së miri ta konsumoni të tretur në ujë të vakët (35-40 gradë) ose në çaj të vakët, sepse kështu më së miri organizmi e absorbon më lehtë.

Mund ta konsumoni edhe duke e vënë nën gjuhë, duke e lënë të tretet. Mjalti e forcon rezistencën e organizmit, përtërinë indet, zbut inflamacionet, përmirëson punën e zemrës, largon lodhjet, ndërsa ndikon si relaksues edhe në sistemin nervor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat