Llojet e fobive dhe trajtimi i tyre

Shëndetësia

Llojet e fobive dhe trajtimi i tyre

Më: 13 janar 2022 Në ora: 06:56
Foto ilustrim

Fobia është një gjendje psikologjike, një lloj ankthi i shkaktuar nga frika ndaj një objekti apo situate të caktuar.

Specialisit i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, Imri Zabeli për portalin rtv21.tv ka treguar se fobitë zhvillohen gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.

Sipas tij, ende nuk është e çarte se cilët janë shkaktarët e fobisë.

“Shkaktaret i gjejmë të lidhur me ngjarje të frikshme ose rrethana stresuese, por akoma nuk është plotësisht e çartë për shkaktarët e vërtetë që shkaktojnë fobin! Pervojat personale të frikshne gjatë zhvillimit të individit, si dhe ekspozimi në ambiente/familje që kanë fobi të ndryshme janë ndër precipituesit e fobive”, ka thënë Zabeli.

Simptomat e fobive sipas psikologut janë, rrahjet e shpejta të zemrës, frymëmarrje e shkurtër, djersitje, shqetësime në lukth, barkqitje, vjellje, marramendje dhe parehati.

Për portalin rtv21.tv, Zabeli ka treguar ka fobi specifike që janë të ndërlidhura me një shkaktar te vetëm si fobia nga kafshet, nga debtisti, ineksioni si dhe fobitë komplekse që shkaktaret janë më kompleks si, agorophobia( ambienti i hapur), claustrofobinë ( frika nga ambientet e mbyllura) dhe fobia sociale.

Sipas psikologut Imri Zabeli, fobitë më të mundimshme janë, fobitë komplekse, si social fobia, claustrofobia (fobia nga ambienti i mbyllur), agorofobia.

Zabeli gjithashtu foli edhe për trajtimin e fobive, teksa tha se trajtimi psikologjik është më efektivi. Sipas tij, nuk rekomandohet trajtimi me ilaqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat