Nga sot përdorni vetëm çokollatë të zezë

Shëndetësia

Nga sot përdorni vetëm çokollatë të zezë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Këto janë të mirat që sjell çokollata e zezë:

1-Qarkullimi i gjakut: Kjo çokollatë posedon veti antikogagulante, që i vjen në ndihmë përmirësimit të qarkullimit të gjakut.

2-Aleat i zemrës: Të hash çokollatë të zezë të ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, tensionin e gjakut dhe si pasoj ul rrezikun për një sëmundje zemre në të ardhmen.

3-Sëmundjet kardiovaskulare: Sidomos për gratë, konusmimi i 45 gram çokollate të zezë në harkun kohor të 1 jave, zvogëlon shanset për vuajtjen e ndonjë sëmundjeje kardiovaskulare

4-Përmirëson shikimin: Duke qenë se është një ushqim që përmirëson qarkullimin e gjakut për në tru, çokollata e zezë është efikase edhe për qarkullimin e gjakut drejt retinës, duke përmirësuar kështu shikimin.

5-Nxit rritjen e ngopjes: Përmban shumë fibra dhe për këtë arsye ul dëshirën për të ngrënë ushqime të tjera. Kështu, shmang shtimin në peshë.

6-Rrit përqendrimin dhe të mësuarin: Gjithnjë falë qarkullimit të gjakut në tru, është e dobishme për t’iu mbajtur zgjuar dhe më aktivë. Çokollata e zezë të lehtëson edhe të mësuarin.

7-Diabeti: E gjitha për t’u verifikuar, por për shkak se vlerat e tij rrisin rezistencën e insulinës, çokollata e zezë mund të ndihmojë në luftën kundër diabetit, me kusht që të konsumohet në sasi të duhura, pa e tepruar.

8-Miku i lëkurës: Falë flavonoidit, antioksidanti që ka aftësinë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV, çokollata, me përmbajtje 70% të kakaos, është gjithashtu një aleat i mirë për lëkurën.

9-Redukton kollën: Ndër komponentët e çokollatës, është një i quajtur teobromina, i cili vepron mbi vagus, nervin e kafkës që shkakton kollë, duke e ulur atë.

10-Ngre moralin: Kjo është sigurisht “e mira” më e famshme. Kur një person është në depression, i dekurajuar apo i stresuar, nuk ka gjë më të mirë se një copë çokollate e zezë për t’u ndjerë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat