Patatet e gjelbra janë të rrezikshme për shëndetin

Shëndetësia

Patatet e gjelbra janë të rrezikshme për shëndetin

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Ekspertët pohojnë se meshkujt që peshojnë mesatarisht 50 kilogramë do të duhej të hanë vetëm 450 gr patate të gjelbra për të ndjerë mundime.

Në fakt, patatja e merr ngjyrën e gjelbër e merr nga klorofili. Duhet t'ju pikëllojmë, por patatja e gjelbër është shumë e rrezikshme për shëndetin.

Studimet kanë vërtetuar se përmbajnë sasi të madhe të solaninës, kemikat helmuese kjo që mundet të shkaktojë diarre, të vjella, mundime, dhimbje të kokës dhe shumë sëmundje tjera.

Ajo që rrezikon është pikërisht ngjyra e gjelbër, të cilën pos klorofilit e merr edhe nga solanina, të cilën prodhon sikurse edhe klorofilin. Disa ekspertë dhe nutricistë pohojnë se kjo patate nuk duhet fare të dalë në treg, e edhe nëse depërton, të ruhet në hapësirë të errët dhe të ftohtë. Sipërfaqet e gjelbra duhet hequr para konsumimit, e nëse kanë shije të hidhur, duhet t'i hidhni.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat