A janë turmat të rrezikshme dhe kur bëhen të tilla

Shëndetësia

A janë turmat të rrezikshme dhe kur bëhen të tilla

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Një pjesë e mirë e jona janë rritur me turma gjatë jetës së tyre. Duke nisur nga plazhet e populluara, skuadra futbolli, volejbolli, kinema, etj, etj. Në pjesën më të madhe të kohës të jesh e rrethuar nga njerëz të tjerë, që i bashkon i njëjti emocion me ty, është qejf pasi energjia e mirë bëhet ngjitëse prej entuziazmit, por siç mund ta kemi parë ka raste të tjerë kur ngjarje tragjike kanë bërë ta shohim "turmën" si rrezik.

Organizata të tilla si Occupational Safety & Health Administration (OSHA) sugjerojnë se për mbrojtjen e njerëzve dhe menaxhimin e tyre në turma duhet të jenë të pranishëm njerëz dhe metoda për sigurinë e tyre dhe reduktimin e situatave të rrezikshme.

Perceptimi për rrezikun është personal

Nga vëzhgimet e kryera në turma të ndryshme njerëzish është arritur në një përfundim të tillë. Diçka që konsiderohet rrezik për dikë, s'quhet i tillë për dikë tjetër. Nëse turmat e mëdha dhe të papritura të njerëzve krijojnë panik, rezultoi se në rastin konkret njerëzit e pranishëm thanë se ndiheshin të sigurt dhe i besonin njëri-tjetrit në një rast emergjent. Identifikimi social me turmën ishte ajo ç'ka i bënte të ndiheshin të sigurt se do të kishin ndihmën e personave që ndodheshin aty në një situatë të papritur.

Përgjithësisht, turmat  menaxhohen nga strategji të mirëmenduara sigurie. Gjithsesi kontrolluesit e tyre duhet të marrin parasysh dinamikën që mund të krijohet sepse njerëzit kanë tendencën të përgjigjen në varësi të mënyrës sesi trajtohen. 

Turmat janë pjesë e një eksperiencë kolektive, të cilat kur menaxhohen në mënyrën e duhur ndikojnë pozitivisht në shoqëri. Punët në grup, organizimet e ndryshme, etj, sjellin atmosferë të këndshme për aq kohë sa të gjithë dinë të ruajnë balancat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat