Pse formohen cistet e gjirit?

Shëndetësia

Pse formohen cistet e gjirit?

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Cistet e gjirit janë qeska të vogla ose dhomëza të mbushura me lëng, të rrethuara nga një kapsulë e jashtme, të cilat shpërndahen në indin e gjirit dhe me prekje duken si kokrra të vogla të lëvizshme.

Cistet e gjirit janë formacione të vogla, zakonisht të mbushura me likuide, që zhvillohen në brendësi të indit të gjirit.  Në përgjithësi, cistet e gjirit janë të natyrës beninje dhe nuk kërkojnë trajtim, përveç rasteve kur simptomat dhe madhësia e tyre i krijojnë parehati pacientit.

Shkaku i formimi të cisteve të gjirit ende nuk është plotësisht i njohur. Ato janë më të zakonshme tek femrat midis moshës 30 dhe 50 vjeç, por mund të ndodhin edhe gjatë adoleshencës dhe pas menopauzës.

Ndryshimet në nivelet normale të hormoneve (si një tepricë e estrogjenit) dhe ndryshimet në indin e gjirit (krijimi i gjëndrave, fibrozave dhe dhjamosja) me moshën mund të luajnë një rol në zhvillimin e cisteve.

Cistet e gjirit janë qeska të vogla ose dhomëza të mbushura me lëng, të rrethuara nga një kapsulë e jashtme, të cilat shpërndahen në indin e gjirit dhe me prekje duken si kokrra të vogla të lëvizshme.

Në përgjithësi, ato formohen vetëm në një gji, por nuk përjashtohet krijimi te të dy, në të njëjtën kohë. Madhësia e cisteve të gjirit mund të ndryshojë nga disa milimetra (mikrociste) në disa centimetra (makrociste).

Cistet e gjirit me dimensione të mëdha mund të shkaktojnë dhembje, ndjenjën e tensionit dhe deformim të profilit të natyrshëm të gjirit, kështu që ato mund të jenë shqetësuese për pacienten. Përveç kësaj, në disa raste nga thithat mund të dalin sekrecione me ngjyrë transparente ose në të verdhë të lehtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat