Gratë dhe të rinjtë më të prekurit nga depresioni për shkak të pandemisë

Shëndetësia

Gratë dhe të rinjtë më të prekurit nga depresioni për shkak të pandemisë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 09:03
Ilustrim

Sipas një studimi, të botuar në “Lancet”, depresioni dhe ankthi kanë shënuar rritje gjatë pandemisë.  Të dhënat u analizuan në një meta-analizë për të vlerësuar ndryshimin e incidencës së sëmundjeve mendore para dhe gjatë pandemisë, përmes disa treguesve, si lëvizja e lirë e njerëzve dhe numri ditor i rasteve dhe vdekjeve nga SARS-CoV-2.

Sipas studimit, gratë dhe të rinjtë ishin më të prekurit në krahasim me burrat dhe të moshuarit.

Gjatë 2020-2021 u regjistruan 53.2 milionë raste të depresionit, një rritje prej 27.6%, me një incidencë totale prej 3152.9 raste për 100,000 banorë.

Gjithashtu,  76.2 milionë persona vuanin nga ankthi,  një rritje prej 25.6%, me një incidencë totale prej 4802.4 raste për 100,000 banorë. Studiuesit thanë se pandemia ka rritur nevojën për të forcuar sistemin e shëndetit mendor në të gjitha vendet e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat