Keni probleme me gjumin?

Shëndetësia

Keni probleme me gjumin?

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 01:00
Ilustrim

Pavarësisht nëse është një fenomen i rrallë ose vuani nga pagjumësia çdo ditë, ka disa teknika që mund t’ju ndihmojnë natyrshëm pa pasur nevojë të përdorni asgjë. Metoda 4-7-8 është një nga praktikat më të suksesshme për të bërë një gjumë më të mirë. Është një ushtrim frymëmarrjeje, që rrjedh nga tradita e lashtë e yoga pranayama.

Eksperti që qëndron pas kësaj teknike, Dr. Andrew Weil, e përshkruan atë si një “qetësues natyral”. Mënyra se si funksionon është duke aktivizuar sistemin nervor parasimpatik, i cili është përgjegjës për pushimin e trupit, ndërsa në të njëjtën kohë “qetëson” sistemin nervor simpatik që është përgjegjës për stresin.

Kështu, rregullimi i frymëmarrjes ndihmon për të fjetur më lehtësisht, por edhe për të zvogëluar stresin dhe zemërimin. Megjithatë, dallimi do të shihet pasi të ndiqni teknikën në baza ditore për një periudhë, me qëndrueshmëri dhe disiplinë.

1. Merrni frymë me hundë për 4 sekonda

2. Mbani frymën për shtatë sekonda

3. Nxirrni frymën duke numëruar 8 sekonda dhe duke bërë një tingull të vogël nga goja.

4. Përsëriteni 3 herë në ditë deri në 4 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat