Pse ndodh të harrojmë shpejtë?

Shëndetësia

Pse ndodh të harrojmë shpejtë?

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Harresa apo humbja e ruajtjes së memories, është pjesa e të mësuarit fillestar që nuk mund të riprodhohet e përdoret. Sipas ekspertëve dhe studiuesve kujtimet tona përbëhen nga tre lloje të dallueshme: informacioni personal, i përgjithshëm dhe shprehitë.

Kur psikologët e studiuan kujtesën ata janë interesuar për nivelin e ruajtjes së informacionit, që është thjesht sasia e informacionit që depozitohet në përpikëri pasi që është kryer procesi i të mësuarit.

Harresa apo humbja e ruajtjes është pjesa e të mësuarit fillestar që nuk mund të riprodhohet e përdoret.

Informacioni i përgjithshëm përfshin njohuri të përgjithshme që i kemi fituar jashtë përvojave të veçanta, si p.sh.: qëndrimi ynë ndaj shkollës, njohuritë tona për muzikën apo fjalori ynë.

Ndërsa informacioni i shprehive përfshin kryesisht aftësitë e njohjes dhe sjelljes si p.sh: dhënien e bicikletës apo zgjidhja e një fjalëkryqi.

Përbërsit bazë të sistemit tonë të kujtesës përfshin 3 hapa: Hapi i parë është kodimi, process i futjes së informacionit në systemin tonë të kujtesës, pasi informacioni është koduar ose future në kujtesën tonë neve na duhet ta depozitojmë atë. Në qoftë se nuk depozitohet ajo harrohet.

Hapi i dytë është depozitimi në proces që e mban informacionin e kujtesës në njëfarë kohe.

Dhe hapi i tretë në procesin e kujtesës është prodhimi, nxjerrja e infomacionit nga sistemi i kujtesës.

Kujtesa:

Kujtesa ndahet në dy periudha: atë afatshkurtër dhe afatgjatë.

Kujtesa afatshkurtër përdoret kur duam të mbajmë mend diqka të momentit. Ndërsa afatgjatë ka kapacitet shumë të kufizuar, kurse kohëzgjatja e saj është rreth 30 sekonda para se ky informacion të humbasë.

Problemet me Kujtesën:

Me kalimin e moshës tek shumë persona shfaqen symptoma të ndryshme me kujtesën. Këto simptoma nuk janë të qarta sepse mund të duken krejt normale në disa situata ose duke u bazuar në faktin se ka të bëjë me moshën.

Rreth 85 % e 60 vjecarëve në të gjithë botën vuajnë nga humbja e kujtesës.

Ndërkohë që sipas specialistëve rreth moshës 40 vjecarëve nisin të shfaqen simptomat e para të humbjes së kujtesës.

Kjo sëmundje njihet si sindroma Alzheimer dhe lind para moshës 65 vjecare.

Femrat më të prekura

Më të prekurat kkanë rezultuar të jenë femrat nga kjo sindromë dhe kohëve të fundit vihet re rritje e numrit të të prekurve nga kjo sëmundje.

Shumë njerëz mund të mbajnë mend rreth  7 elemente  informacioni për një kohë të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat