Sa kohë duhet që suplementet të bëjnë efekt?

Shëndetësia

Sa kohë duhet që suplementet të bëjnë efekt?

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Përgjigjja për pyetjen "kur e japin efektin suplementet" është shumë komplekse sepse varet nga disa faktorë si më poshtë:

1. Niveli i mungesës së lëndëve ushqyese

Një nga faktorët më të mëdhenj që dikton se sa kohë duhet, para se të duken efektet e suplementeve është se sa mangësi kishit ju për atë lëndë ushqyese. Sigurisht, sa më shumë mangësi, aq më shumë kohë do duhet për të parë efekte. 

2 Sasia.

Faktori tjetër është se sa suplemente merrni. Për këtë duhet të konsultoheni me mjekun, pasi rregulli "sa më shumë, aq më mirë" - sigurisht që ka një kufi dhe nuk funksionon gjitmonë.

3. Cilësia e suplementeve

Në shumë vende, për shembull në SHBA, nuk ka asnjë rregullore për suplementet, të cilat nuk kontrollohen as nga FDA. Kjo do të thotë se suplementet, vitaminat janë të pakontrolluara nga qeveria. Për këtë arsye, do ishte mirë që të kërkonit suplemente të miratuara nga organizata apo kompani që kanë vendosur standarde specifike testimi për cilësinë dhe pastërtinë. 

4. Suplemente të tjera që po merrni

Të gjithë lëndët ushqyese kanë nevojë për lëndë ushqyese të tjera për thithjen dhe përdorimin e tyre. Nëse jeni duke plotësuar kalcium, magnez ose zink, e megjithatë keni mungesë të vitaminës D, ju nuk po i absorboni aq mirë sa duhet suplementet që po merrni. Pyesni mjekun tuaj se cilat suplemente duhet të kombinohen për t'u siguruar që po optimizoni shkallën tuaj të absorbimit.

5. Shkaku i mungesës së vlerës (ose vlerave) ushqyese

Çfarë e shkakton mangësinë në radhë të parë? A është një situatë gjenetike? A është një efekt anësor i një prej ilaçeve tuaja? A keni nevojë të bëni ndryshime në dietë? A jeni të stresuar dhe nuk jeni në dijeni se në thelb stresi e pengon trupin tuaj për të marrë shumë lëndë ushqyeve, veçanërisht zink? Nëse nuk merrni përgjigje për këto pyetje, mos prisni mrekulli nga suplementet.

6. Dieta juaj

Mos harroni se fjala suplementet do të thotë "shtesë" - jo "në vend të". Flisni me një profesionist të të ushqyerit për të marrë këshilla se si t'i bashkoni vlerat e suplementeve me një dietë të shëndetshme ushqimore. 

Thënë këto, se kur dhe për sa kohë e japin efektin suplementet varet nga shumë faktorë. Pra, hani fruta dhe perime, flini mirë dhe vazhdoni të flisni me mjekun tuaj. Me kalimin e kohës, do të gjeni një plan që funksionon për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat