Fiku, superfruti që lehtëson kapsllëkun dhe ul presionin e gjakut!

Shëndetësia

Fiku, superfruti që lehtëson kapsllëkun dhe ul presionin e gjakut!

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:11
Fiku

I shijshëm, i ëmbël dhe i adhuruar që nga kohërat e lashta. Ka shumë arsye pse fiqtë (Ficus carica) sot konsiderohen një mrekulli! Grekët e lashtë i konsideronin ata një dhuratë nga perënditë, ndërsa egjiptianët e lashtë ua ofruan perëndive! Është një përbërës kaq i rëndësishëm, por i nënvlerësuar në kuzhinë sepse mund të përdoret në shumë mënyra.

Një fik ka 37 kalori dhe na siguron 2.5% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit, 2% magnez, 1% hekur dhe kalcium. Gjashtë fiq të thatë sigurojnë 125 kalori dhe sasi më të larta të magnezit (8%), kaliumit (7%), kalciumit (6%) dhe hekurit (6%). Fiqtë janë një burim i mirë i vitaminës K, e cila ndikon në efektivitetin e antikoagulantëve të warfarinës.

Ata janë të pasur me sheqerna dhe fibra (më shumë tek ata të thatë) që i bëjnë një zgjedhje ideale për funksionimin e duhur të zorrëve. Gjashtë fiq të thatë kanë 5 g fibra dhe 24 g sheqer. Nuk është rastësi që në mjekësinë tradicionale fiqtë përdoren si laksativë.

Studimet te kafshën kanë zbuluar se ekstrakti i fikut lidhet me uljen e presionit të gjakut te kafshët eksperimentale. Gjithashtu në një studim tjetër me dhjetë persona të rritur u zbulua se në krahasim me një pije me sheqer të lartë, fikut ishte më efektiv në rregullimin e niveleve të sheqerit. Të pasur me fitokemikale dhe antioksidantë, fiqtë dallohen si një hipertrofi plot përfitime, si të freskët ashtu edhe të thatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat