Kjo Pilulë parandalon plakjen e trurit

Shëndetësia

Kjo Pilulë parandalon plakjen e trurit

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një ilaç i zakonshëm për astmën do të mund jetë çelësi në ngadalësimin, madje edhe në parandalimin e demencës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se "montelukast", i shitur me emrin "Singulair", është në gjendje ta kthejë prapa plakjen e trurit, e kjo ishte vërtetuar gjatë eksperimenteve në minj. Ilaçi, i cili po ashtu është përdorur në trajtimin e reaksioneve alergjike, shumë shpejt mund të përdoret te njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer-it.

Minjtë e vjetër në moshë që i ishin qasur testeve të kujtesës dhe testeve të inteligjencës, kishin treguar performanca të ngjashme sikurse edhe minjtë e rinj.

Kafshët e vjetra ishin 20 muaj të vjetra, që është ekuivalente me moshën 65 dhe 75 te njerëzit. Në njërin prej testeve, minjtë ishin vendosur në një pishinë me ujë dhe u ishte dashur ta gjejnë vrimën për ikje. Pas gjashtë javësh duke u dhënë ilaçet, minjtë më të vjetër ishin gjendur po aq sa edhe ata të rinjtë. Neuroshkencëtari Ludwig Aigner, nga Universiteti Mjekësor "Paracelsus" në Salsburg, ka bërë me dije se ilaçi i bllokon receptorët në tru që nxitin inflamacionet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat