Kaq ujë duhet të pini në ditë gjatë verës

Shëndetësia

Kaq ujë duhet të pini në ditë gjatë verës

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 10:09
Ilustrim

Ekspertët thonë se duhet të konsumoni më shumë ujë gjatë verës, veçanërisht nëse ndiqni një mënyrë jetese më aktive në temperatura të larta.

Sa më shumë të djersiteni, aq më shumë ujë humbet trupi dhe nëse nuk e kompensoni përmes konsumit të ujit, mund të keni një rrezik serioz të dehidrimit.

Dehidrimi mund të ndikojë në presionin e gjakut dhe funksionin kardiovaskular, duke rritur rrezikun për sulm në zemër. Ndikon gjithashtu në presionin e gjakut dhe funksionin kardiovaskular, duke rritur rrezikun për sulm në zemër.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon të pini një gotë ujë çdo 15-20 minuta kur lëvizni jashtë. Nëse nuk jeni aq aktiv, për shembull nëse jeni duke pushuar në plazh, mund të merrni një gotë çdo 20-30 minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat