Bën mrekullinë për shëndetin, kjo është bima që gjendet edhe në Shqipëri dhe kërkohet shumë nga të huajt

Shëndetësia

Bën mrekullinë për shëndetin, kjo është bima që gjendet edhe në Shqipëri dhe kërkohet shumë nga të huajt

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:01
Magnolia

Ato janë pa diskutim një dhuratë e natyrës. Flasim për Lulet e Manjolës (Magnolia), sepse femra me këtë emër janë dhuratë çdo ditë të vitit.

Pemët hijerënda të Manjolës zbukurojnë kopshtet me ngjyrat dhe aromat e ëmbla dhe Manjola është ndër lulet më të vjetra në botë.

Lulja e bukur është simbol i besnikërisë dhe mbart harmoni për atë që e merr dhuratë.

Në Shqipëri, kryesisht gjendet si shkurret i lartë dekorativ dhe ka qenë një nga lulet më të përhapura sidomos para viteve ’90.

Përveç kësaj, lulja e Manjolës ka një sërë vlerash shëndetësore ka gjetur përdorim të gjerë në mbarë botën.

Ju fotjmë të njihni nga afër magjinë e kësaj luleje.

Mënyrat e Përdorimit

Lëvozhga e pemëve të manjolës mund të zihet, thahet, gatuhet me avull dhe të konsumohet si një suplement bimësh medicinale.

Por mund të përdoret edhe si çaj duke u bashkuar me çajra të tjerë si ai i malit, apo çaj limoni. Të njëjtin përdorim kanë edhe lulet e thara të Manjolës, me të cilat mund të përgatitet çaj në mënyrën e mëposhtme.

Duhet një grusht lule të thara të Manjolës, të cilat i bashkohen enës me ujë që keni vënë të vlojë.

Sigurohuni që uji i vluar dhe lulet e Manjolës të vlojnë së bashku për 2 minuta.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni enën të ftohet për 5 minuta.

Kullojeni lëngun, shtoni pak mjaltë dhe do të përfitoni një çaj fantastik me vlerat e mëposhtme.

Vlerat shëndetësore të Manjolës

Çrregullimet e frymëmarrjes

Lulja e Manjolës është përdorur prej kohësh për të ofruar lehtësim nga çregullimet respiratore dhe simptoma si: bronkit, kolla, madje dhe azma.

Lulet e Manjolës janë stimuluese natyrale të agjentëve kortizosteroidë në organizëm që i kundërpërgjigjen azmës duke parandaluar krizat e rënda.

Lufton ankthin

Duke rregulluar sistemin endokrinal, Manjola është e aftë të ulë nivelet e ankthit dhe stresit, duke i sjellë paqe dhe qetësi mendjes dhe ulur nivelin e çlirimit të hormoneve në trup.

Këto aftësi e bëjnë lulen e Manjolës të mirë edhe në betejat kundër depresionit.

Sepse ajo stimulon çlirimin e dopaminës dhe hormoneve të tjera të “kënaqësisë” që do të transformojnë humorin tuaj menjëherë.

Diabeti

Manjola ndihmon trupin të mbajë nën kontroll çlirimin e sheqerit në gjak.

Nëse jeni diagnostikuar me diabet, atëherë lulet e Manjolës do të mbajnë nivelin e sheqerit në gjak në nivele të qëndrueshme.

Shëndeti i mëlçisë

Lulja e Manjolës stimulon sistemin limfatik dhe rrit nivelin e toksinave që eliminohen nga trupi.

Për më tepër, kjo lule arrin të shkrijë yndyrnat që rrethojnë mëlçinë. Studiuesit kanë treguar që Manjola është një kurë premtuese për këtë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat