Shkencëtarët prodhojnë çokollatën që mund të përdoret edhe si ilaç

Shëndetësia

Shkencëtarët prodhojnë çokollatën që mund të përdoret edhe si ilaç

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:39

Shkencëtarët në Fabrikën amerikane të çokollatës theksojnë se e kanë zhvilluar një lloj "të ri' të çokollatës, që përmban vetëm 35 për qind yndyrë.

Kakao, që është përbërësi kryesor i çokollatës, përmban shumë antioksidues dhe minerale, të cilat e mbrojnë sistemin nervor, parandalojnë mundësinë e sulmit në tru dhe ulin shtypjen e lartë të gjakut. Përndryshe, shkaku i shijes së kakaos, shumë fabrika të çokollatës për t'i ëmbëlsuar prodhimet e veta shtojnë shumë yndyra dhe sheqer.

Një kompani nga Bostoni ka zbuluar substancën e re, e cila e zbut shijen e hidhur të kakaos, të cilën e marrin nga bimë të caktuara në Bolivi dhe në Peru. Përdorimi i vetëm një mikrografi të kësaj substancës së bimës mjafton për ta zbutur shijen e hidhur të kakaos, kështu që për prodhimin e çokollatës tashmë përdoren vetëm 35 për qind yndyrë dhe sheqer.

Duke iu drejtuar Forumit të Përgjithshëm në Londër, Gregory Aharonian, kryetar dhe shkencëtari kryesor në kompaninë e çokollatës, ka thënë:"Substanca e re bimore e eliminon nevojën për sheqer, ëmbëltues dhe yndyrë, që na dhuron edhe disa përparësi mjekësore". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat